Çmimet e naftës ranë për të dytën ditë të hënën nga frika e kërkesës më të ulët për karburant nga një recesion i pritshëm global i shkaktuar nga rritja e normave të interesit në mbarë botën. Kjo vjen në një kohë kur dollari amerikan po pëson një rritje dhe kufizon aftësinë e konsumatorëve “jo-dollar” për të blerë naftë.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent, ranë 54 cent, ose 0.63%, konkretisht në 85.61 dollarë për fuçi. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) për nëntorin ranë 48 cent, ose 0,61%, në 78,26 dollarë.