Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kanë kurorëzuar këtë të diel në martesë dashurinë e tyre 10-vjeçare.
Sali Berisha ka mbajtur fjalën kryesore në dasmën e zhvilluar në Ndroq. Në një fjalë të shkurtër, Berisha ka thënë se po kurorëzohet dashuria disavjeçare e Shkëlzenit dhe Arminës me miqtë dhe të afërmit e tyre.
Mevlani ka veshur vellon e bardhë me të cilën shkëlqen e gjitha, teksa ka pozuar krah Shkëlzenit.
Dasma është mbajtur në një lokal në zonën e Ndroqit.