Një punonjës gjendet pa jetë në resortin në Divjakë

Pa kategori

Publikuar: 24/09/2022

Një punonjës gjendet pa jetë në resortin në Divjakë

Një punonjës i një resorti në Divjakë është gjetur sot pa shenja jete në një nga dhomat e punëtorëve.

28-vjeçarit, banues në Këmishtaj nuk i janë gjetur shenja dhune. Policia njofton se dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.