Mbyllja e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, reagon Ministria e Arsimit: Nuk plotësonte kriteret ligjore

Aktualitet

Publikuar: 23/09/2022

Mbyllja e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, reagon Ministria e Arsimit: Nuk plotësonte kriteret ligjore

Pas vendimit për mbylljen e kolegjit privat turk ‘Mehmet Akif’, ministria e Arsimit ka sqaruar publikun edhe për arsyet dhe shkaqet e marrjes së këtij vendimi. Në një reagim zyrtar, ministria e Arsimit Evis Kushi, thotë se ky vendim ka ardhur si rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licensës në fjalë.

Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.’- sqaron ministria e Arsimit.
Sipas Kushit, ministria e Arsimit, në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve.

Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.’- nënvizon ministria e Arsimit.

Duke ju referuar publikimeve, se mbyllja e shkollës erdhi pas kërkesës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ministria e Arsimit dhe Sportit hedh poshtë këto spekulime, duke nënvizuar se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje rreth shkaqeve të këtij vendimi.

Mësohet se shkolla e mesme private Mehmet Akif kishte nisur mësimin në ambiente të reja në Mëzes të Tiranës.

Reagim ka pasur edhe nga fondacioni “Gulistan” që zotëron kolegjin ‘Mehmet Akif”” duke sqaruar se ndryshimi i godinës është bërë për të për të siguruar ambiente të denja për nxënësit.

‘Njoftuam Ministrinë e Arsimit si edhe morëm leje për të kryer punime nga institucionet e qeverisjes vendore. Gjatë kësaj periudhe, deri në fund të muajit gusht kemi patur inspektime dhe korrespondencë të rregullt me autoritetet përgjegjëse dhe nuk kemi hasur asnjë problem dhe nuk jemi informuar për diçka që nuk shkon në drejtim të vijimit të punës normalisht’, thuhet në reagim.

Kujtojmë se mbyllja e insititucioneve arsimore të themeluar nga organizata e Gylen ka qenë edhe kërkesë e Erdogan ndaj qeverisë.