Rama përjashton Fatmir Xhafajn nga politika, ‘Ujku i Bardhë’ subjekt i ligjit anti-mafia, lidhje me bixhozin dhe koka e klanit më të zi në drejtësi

Kryesore

Publikuar: 21/09/2022

Rama përjashton Fatmir Xhafajn nga politika, ‘Ujku i Bardhë’ subjekt i ligjit anti-mafia, lidhje me bixhozin dhe koka e klanit më të zi në drejtësi

Atë që Edi Rama nuk e arritit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, për të hequr qafet nga politika Fatmir Xhafajn, pritet ta realizojë me një ligj të posaçëm kundër spiunëve dhe hetuesve të diktaturës.

Në zgjedhjet e 2021, Rama e vendosi Fatmir Xhafajn jashtë listës fituese, por Xhafaj arriti ta merrte mandatin e deputetit, duke thyer hersin me mbi 11 mijë vota, falë aleancës me Erion Veliajn. Ky i fundit udhëzoi të vetët të votonin Xhafajn dhe të digjnin Ervin Bushatin. Dhëndri i Xhafajt është një nga njerëzit më të besuar të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Tashmë Edi Rama jo vetëm do ta largojë Xhafajn nga politika, por Rama ka menduar edhe për një fund të lalavdishëm, një largim si hetues i diktaturës.

PS-ja ka shprehur sot qëndrimin pro një nisme të PD-së, dekomunistizimin e vendit. Ligji largon automatikisht nga politika Fatmir Xhafajn, i njohur si ‘Ujku i Bardhë’ i politikës së Tiranës.

Xhafaj është subjekt i ligjit anti-mafia për shkak të aktivitetit kriminal të të vëllait dhe dënimit të tij për trafik droge. Xhafaj përfaqëson gjithashtu një nga klanet më të fuqishme të bixhozit në Shqipëri.

Fatmir Xhafaj ka gjithashtu linjën e tij më të fuqishme në Veting, prokurori dhe gjykata. Fati i shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Veting është përcaktuar nga Fatmir Xhafaj.

Xhafaj përfaqëson gjithashtu klanin më të organizuar të kullave pa leje dhe pastrimit të parave në ndërtim, përmes dhëndrit në Bashkinë e Tiranës, kunatit Armand Lilo etj.