Monika Kryemadhi sfidon drejtësinë dhe shqiptarët: Do më shihni të plakur dhe të lumtur kapur dorë për dore me Ilir Metën

Aktualitet

Publikuar: 17/09/2022

Monika Kryemadhi sfidon drejtësinë dhe shqiptarët: Do më shihni të plakur dhe të lumtur kapur dorë për dore me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata, që sipas saj nuk duan ta shohin mirë dhe e urrejnë.

Teksa fliste për akuzat që i janë bërë në SPAK, Kryemadhi tha se të gjithë ata që e akuzojnë sot, do ta shohin duke u plakur e lumtur krah bashkëshortit të saj.

“Të plaken dhe të shohin Ilirin dhe Monikën dorë për dore,” tha në fjalën e saj Kryemadhi.

Ajo që nuk kupton Kryemadhi, është se nuk i urren njeri ngaqë janë xhelozë për të dhe Ilir Metën.

Thjesht janë të urryer dhe shqiptarët i duan në burg, për shkak se janë simboli i korrupsionit në Shqipëri dhe pa pikë turpi shfaqen nga mëngjesi në darkë në mediat që i kanë kapur pothuajse të gjitha, si për të sfiduar shqiptarët dhe drejtësinë, se nuk iu bëjnë dot gjë.