Djali i Sali Lushës: Ëndrra ime është të jem njeriu më i besuar i Sali Berishës, do e ruaja si babain tim

Show Biz

Publikuar: 15/09/2022

Djali i Sali Lushës: Ëndrra ime është të jem njeriu më i besuar i Sali Berishës, do e ruaja si babain tim

Djali i Sali Lushës, Arkimed Lusha apo i njohur ndryshe si Stresi nuk nguron të shpreh simpatinë që ka për Sali Berishën.

Së fundmi reperi ka zhvilluar një bisedë në Instagram me ndjekësit e tij, ku njëri e ka pyetur “cila është ëndrra jote e fëmijërisë”.

“Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhen si babai me ruajtur Berishën.

Isha i vogël në klasë të parë.”, tha Stresi për kreun e PD, teksa ndau edhe një foto ku shihej afër Berishës kur ka qenë 7 vjeç.