3 orë në SPAK, Hervin Çuli merret në pyetje për shembjen e Teatrit Kombëtar

Aktualitet

Publikuar: 13/09/2022

3 orë në SPAK, Hervin Çuli merret në pyetje për shembjen e Teatrit Kombëtar

SPAK vijon hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mesohet se Hervin Çuli, drejtor në kohën kur u shemb Tetari është marrë në pyetje ditën e sotme nga SPAK si person që ka njohur për ngjarjen.

Çuli ka qëndruar për rreth 3 orë në SPAK ku ka dhënë deklarime.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.

Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

Kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.