SPAK do thërrasë Metën dhe Vasilin për korrupsion, ja pse Titi mund të dalë me pranga në duar, Monika drejt arratisjes

Kryesore

Publikuar: 10/09/2022

SPAK do thërrasë Metën dhe Vasilin për korrupsion, ja pse Titi mund të dalë me pranga në duar, Monika drejt arratisjes

SPAK po mbledh të gjitha provat për një nga dosjet e Ilir Metës, i cili është kapur ‘me presh në duar’, ku ka hedhur 700 mijë USD para të pista për lobim në SHBA.

SPAK i ka kërkuar të dhëna departamentit FARA ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në ministrinë e drejtësisë në SHBA. FARA është si KQZ në Shqipëri. Sapo nga SHBA-ja të vijë informacioni për pagesat e bëra nga  Lëvizja Socialiste për Integrim për lobim në SHBA, SPAK do marrë në pyetje Ilir Metën dhe Petrit Vasilin.

Metës dhe Vasilit do t’u vihen para provat e lobimit me 700 mijë euro, para të padeklaruara. Sipas burimeve, Petrit Vasili mund të dalë me pranga nga SPAK, edhe pse koka e korrupsionit është Ilir Meta.

Arsyeja është se Vasili ka firmosur, ndërsa Meta ka hedhur paratë e korrupsionit. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi ka dorëzuar raportin e rremë financiar në KQZ. Që të tre janë përfshirë në falsifikime, korrupsion dhe pastrim parash, por më të rrezikuar janë Vasili dhe Kryemadhi.

Kjo e fundit ka nisur të shesë pasuritë, duke ngritur dyshime për një arratisje të mundshme. Ilir Meta ka aktualisht 5 dosje në SPAK, ndërsa priten edhe 6 kallëzime të tjera penale.