Dyshohet se u përfshinë në zhdukjen dhe trafikimin e 11-vjeçares në qershor, zbulohen identitetet e 7 të arrestuarve të tjerë

Aktualitet

Publikuar: 03/09/2022

Dyshohet se u përfshinë në zhdukjen dhe trafikimin e 11-vjeçares në qershor, zbulohen identitetet e 7 të arrestuarve të tjerë

E mitura, që u përdhunua rreth një javë më parë nga 5 të rinj, dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe trafikuar në muajin qershor, kur u shpall e zhdukur.

11-vjeçarja mësohet se është trafikuar nga 7 persona të cilët janë vendosur në pranga rreth tre muaj pas ngjarjes, pas bërjes publike të skandalit të përdhunimit të së miturës nga 5 persona të tjerë.

Të dyshuarit janë identifikuar si: Liridon Gashi, Blendin Sadiku, Gezim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku, informon Gazeta Sinjali, dhe janë arrestuar ditën e premte (2 shtator).

“Personat e dyshuar (madhor), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, gjegjësisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe, në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur”, u tha në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe Policisë së Kosovës.

Blutë e Kosovës njoftuar për 6 të arrestuar, por sipas Gazetës Sinjali bëhet fjalë për 7 persona të dyshuar në trafikimin dhe abuzimin seksual të 11-vjeçares.

Rreth tre muaj pas makthit të kaluar në muajin qershor, e mitura dyshohet se u abuzua seksualisht për orë të tëra javën e kaluar nga 5 të rinj, tre prej të cilëve të mitur. Të dyshuarit janë vendosur në pranga dhe janë identifikuar si Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri.