Shkodër/ 3 ditë më parë kërkoi drejtësi në media për djalin në kërkim i akuzuar për vrasje, vritet në derë të shtëpisë Ismet Çekorja

Aktualitet

Publikuar: 02/09/2022

Shkodër/ 3 ditë më parë kërkoi drejtësi në media për djalin në kërkim i akuzuar për vrasje, vritet në derë të shtëpisë Ismet Çekorja

Ismet Çekorja është ekzekutuar ditën e sotme në mes të qytetit të Shkodrës pas të shtënave me armë zjarri. 58 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë ndaj plagëve të shkaktuara me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Ditë më parë Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores që është i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi dha një intervistë për mediat ku ka mohuar se djali i tij është i përfshirë në këtë ngjarje.

Dyshohet se ekzekutiomi i 58 vjeçarit është kryer për motive hakmarrje.