Dëbimi i Arjan Çanit, Frangaj shfaqet me Luana Vjollcën, mesazhi i moderatores

Jetë/stil

Publikuar: 02/09/2022

Dëbimi i Arjan Çanit, Frangaj shfaqet me Luana Vjollcën, mesazhi i moderatores

Nuk do të dëgjoni më “Mirembrëma Tokësor” në Tv Klan çdo të prente. Pronari i Tv Klan Aleksandër Frangaj ka zyrtarizuar sot zëvëndësimin e gazetarit Arjan Çanit me moderatoren Luana Vjollca.

Frangaj është shfaqur sot me moderatoren Vjollca, të cilës i është besuar e premtja mbrëma me programin “S’luan dot me mua”.

Këtë sezon, ekrani i #TvKlan vjen me një ekskluzivitet. LuanaVjollca moderatorja dhe autorja e njohur po përgatit një show të madh televiziv që do të transmetohet çdo të premte për publikun shqiptar. Emrat më të famshëm të botës së spektaklit dhe showbizit, do të ndeshen mes tyre në një super program që starton së shpejti“, thuhet në njoftim.

Ndërsa Luana Vjollca ka theksuar se “Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për tu takuar sëbashku primetime më atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj tjua shpërblej”.