Një fletë-thirrje për në gjyq në datën 6 shtator 2022 duket se ka nxehur gjakrat e Arsen Muskurtit, i cili ka marrë armën dhe është drejtuar për në ambientet e agjencisë ku punonte vëllai dhe kunata e tij, e duke i vrarë të dy me tepër gjakftohtësi.
Raportohet se Arsen Muskurti është nisur për të kryer krimin pasi i ka ardhur një thirrje për në gjyq, pasi vëllai i tij Dritan Muskurti e kishte kallëzuar dhe kerkonte urdher-mbrojtje ndaj tij.
Autori i vrasjes së dyfishtë ka treguar para policisë se ai vetë kishte shumë kohë që kërkonte urdhërmbrojtje nga vëllai dhe kunata por gjykata e kishte rrëzuar një vit më parë kerkesen e tij.
Mësohet se Arsen Muskurti nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin që ka kryer. Ai pretendon se ka qenë i përndjekur prej vëllait dhe kunatës të cilët i kanë ndërhyrë edhe në marrëdheniet e tij familjare dhe të punës.