Akuza për tradhti, fëmijë nga lidhje jashtëmartesore dhe konflikt për fenë: Çfarë qendron pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Tiranën?

Aktualitet

Publikuar: 30/08/2022

Akuza për tradhti, fëmijë nga lidhje jashtëmartesore dhe konflikt për fenë: Çfarë qendron pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Tiranën?

Një krim në familje ka tronditur Tiranën pasditen e së martës, pasi Arsen (Hamza) Muskurti ka vrarë me armë brenda një agjencie turistike vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Ngjarja duket se ka qenë e paralajmëruar. Në profilin e Facebook të autorit të krimit, sheh se ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij.

Në postimet e autorit shihet se ai dyshon se pas personit me adresë falso që shkruan kundër tij, qëndron kunata e tij Nora Muskurti.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka filluar pas një konflikti në Facebook. Arsen Muskurti ka patur një dyqan me lule natyrale, ndërsa vëllai i tij (viktima) Dritan Muskurti së bashku me bashkëshorten Nora Muskurti kishin një agjensi turistike në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Në profilin në adresë të Visjana Dadaj vërehen disa postime në adresë të Arsen Muskurtit, duke e akuzuar atë për lidhje intime jashtëmartesore, ndërsa e akuzon gjithashtu edhe për fëmijë të lindur nga marrdhënie jashtëmartesore.

Ndërkohë në postimet e tij Arsen Muskurti pretendon se ai e ka denoncuar kunatën dhe vëllain e tij. Gjithashtu ai e akuzon vëllain e tij Dritanin se ka ndërruar emër, pasi ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion.

Sipas Arsen Muskurtit Dritan Muskurti e ka patur emrin Alban.

E gjithë ngjarja duket se ka patur në qendër të debateve akuzat familjare në drejtim të autorit dhe viktimave dhe anasjelltas.

Report TV ndërkohë bën me dije se ngjarja mund të ketë pasur si shkak fenë.

Disa statuse në rrjetin social në Facebook, ku autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shaheshin hoxhallarë, çon tek këto dyshime.

Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër, teksa flet edhe për një emër të tretë.

“Të tre këto po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar”, shkruan autori në 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte ngjarja.

Pritet që hetimet e policisë të zbardhi më tej këtë krim të rëndë.