Abuzimi me pronat për Kadastrën e Tiranës, SPAK shpall moskompetencë

Aktualitet

Publikuar: 29/08/2022

Abuzimi me pronat për Kadastrën e Tiranës, SPAK shpall moskompetencë

SPAK shpall moskompetencë për zyrtarët dhe disa qytetarë të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës.

Pas shpalljes së moskopetencës, tashmë dosja i ka kaluar gjykatës së kryeqyteti për të dhëne verdiktin ndaj 17 personave të vënë nën akuzë për këtë skemë abuzive.

Prokurorira e Posaçme shpalli moskopetencë për këtë dosje me argumentin se personat e përfshirë nuk janë zyrtarë të lartë. Tashmë hetimet për shtetasit Gazmend Canaj; Admir Burri; Neritan Bablusha; Panol At-Nikolla do kryhen nga Prokuroria e Tiranës.

Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës.

Në atë kohë në dosjen e SPAK thuhet se përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë.

Zyrtarët në përgjimet e SPAK rezultonte se ishin të përfshirë në këtë skemë abuzive, për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që u zvarriteshin procedurat për shkak të burokracisë.

Nga dosja thuhej se zvarritjet bëheshin me qëllim marrjen e ryshfetit.