Vrau të atin se i kërkoi të punonte, Gjykata jep masën e sigurisë për Mariglen Muhametaj

Aktualitet

Publikuar: 28/08/2022

Vrau të atin se i kërkoi të punonte, Gjykata jep masën e sigurisë për Mariglen Muhametaj

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari i cili vrau me sende të forta të atin në fshatin Greshicë të Mallakastrës, pasi i kërkoi të gjente punë.

I braktisur nga familjarët pas ngjarjes së rëndë, Muhametaj ka hyrë i qetë në ambientet e gjykatës mëngjesin e kësaj të diele, i shoqëruar nga avokati që ia përcaktoi gjykata.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me gur në kokë të atin 73-vjeçar, Qemal Muhametaj, si pasojë e një përplasje të çastit. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia. Ndërsa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.