Rama publikon pamjet: Kantieri i ri për ndërtimin e rrugës që lidh Levan-Tepelenë me parkun arkeologjik të Bylisit

Aktualitet

Publikuar: 28/08/2022

Rama publikon pamjet: Kantieri i ri për ndërtimin e rrugës që lidh Levan-Tepelenë me parkun arkeologjik të Bylisit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërtimi i rrugës që lidh aksin kombëtar Levan-Tepelenë me parkun arkeologjik të Bylisit.

Rama shkruan se vazhdojnë projektet e rrugëve rurale në funksion të fuqizimit të turizmit.

“Vazhdojnë nga Veriu në Jug projektet e rrugëve rurale në funksion të fuqizimit të turizmit. Ky është kantieri i ri për ndërtimin e rrugës që lidh aksin kombëtar Levan-Tepelenë me parkun arkeologjik të Bylisit”, shkruan Rama në Facebook.