Pasditen e djeshme, një lajm mbi grupet e punës të Partisë së Lirisë për aksionin e ri politik, qarkulloi me shpejtësi në mediat online.
Duke parë përbërjen e tyre, duket se secili grup pune, ka një histori të komplikuar nga pas.
Në grupin e Metës janë listuar Enkeleda Haxhinasto, ish misi Sidorela Kola, Silva Çaka dhe Griselda Mysimi. Në grupin e Monikës janë Tan Lepri dhe Ndue Dodaj.
Po çfarë i kujtojnë Metës këto emra?
Duket se një dosje tjetër, më e pazakonta dhe intriguesja në karrierën e tij politike, po hapet për Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë.
Grupet e punës:
Grupi 1: Ilir Meta, Enkeleda Haxhinasto, ish misi Sidorela Kola, Silva Çaka dhe Griselda Mysimi.
Grupi 2: Monika Kryemadhi, Tan Lepri, Ndue Doda dhe ish shoferi Erando, ndërkohë që votuesit e diasporës Monika do t’i njekë me Desada Metajn.
Grupi 3: Elona Guri, Endrit Treshaj dhe Abaz Dino.
Grupi 4: Petrit Vasili, stafi i Luiza Tabakut (ish drejtoresha e Arsimit Lushnje) dhe Sonja Popa.
Grupi 5: Erjol Brahimllari, Floida Kerpaçi dhe Mario Pipero (djali i Pëllumb Piperos)
Grupi 6: Luan Rama, Bleona Qereti dhe Etilda e gjykatës.
Grupi 7: Brisilda Shehaj dhe Saimir Tahiri në mungesë.
Grupi 8: Apollon Baçe dhe Nora Malaj.