Burri “e tund dhe e shkund” lart e poshtë qenin dhe e godet me shpulla

Aktualitet

Publikuar: 26/08/2022

Burri “e tund dhe e shkund” lart e poshtë qenin dhe e godet me shpulla

Një tjetër rast i dhunimit të kafshëve shtëpiake është regjistruar në kamera ditën e sotme në Tiranë, në zonën e Freskut.

Një qytetare e shqetësuar ka dërguar një denoncim në lidhje me një keqtrajtim të një qeni.

Një burrë godet disa herë me shpulla qenin e vogël dhe me pas “e tund dhe e shkund” disa herë. Më pas e kap dhe e hedh matanë si të ishte leckë.

Skena të tilla të dhunshme të keqtrajtimit të kafshëve për fat të keq janë shtuar shumë në vendin tonë kohët e fundit.