Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt një automjeti

Aktualitet

Publikuar: 25/08/2022

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt një automjeti

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Rus” të Shkodrës.

Policia thotë se rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.