Ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana dhe ish sulmuesi Igli Tare janë ulur në rreshtin e parë pranë Ringut në ndeshjen e boksit mes Florian Markut dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez.
Ka nisur aktiviteti i boksit në Air Albania prej disa minutash. Është duke u zhvilluar ndeshja e parë, ndërsa në total janë 10 të parashikuara.
Ndërkohë që miliona shqiptarë janë të fokusuar para ekranit në pritje të ndeshjes së kampionit Florian Marku, një tjetër boksier shqiptar ka zbritur në ring.
Muhamet Qamili, sapo ka zbritur në ring.
Florian Marku është ndeshja e fundit dhe pritet të nisë rreth orës 21:30.