E reja rrezikoi të mbytej, shpallet në kërkim administratori i pishinës! Nën hetim 32-vjeçari që nuk bëri asgjë për ta shpëtuar

Aktualitet

Publikuar: 23/08/2022

E reja rrezikoi të mbytej, shpallet në kërkim administratori i pishinës! Nën hetim 32-vjeçari që nuk bëri asgjë për ta shpëtuar

Administratori i pishinës në Linzë ku rrezikoi të mbytej një 25-vjeçare një ditë më parë është shpallur në kërkim nga policia.

Administratori i pishinës në Linzë ku rrezikoi të mbytej një 25-vjeçare një ditë më parë është shpallur në kërkim nga policia.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë (shtetasja E. T.), e cila pas ndërhyrjes së Policisë, u kontatua në gjendje të rëndë dhe u transportua në spital, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Y. H., 52 vjeç, administratori i pishinës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për sigurinë në këto ambiente, nuk ka caktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste të tilla.

Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit. Gjithashtu, u referuan materialet, si dhe nisën hetimet për shtetasin O. M., 32 vjeç, pasi edhe pse ka qënë i shoqëruar me shtetasen E. T., nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë.