Prapaskena

Pa kategori

Në 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, dy avionë amerikanë kryejnë fluturime në lartësi të ulët në Tiranë

Publikuar: 22/08/2022

Dy avionë amerikanë B-52 kanë kryer fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot.

Fluturimi është bërë pak para orës 15:00 dhe shumë qytetarë kanë ndjekur momentin nga sheshi “Skënderbej”.

E pranishme në shesh ka qenë edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

Ky fluturim u organizua në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.



Më të lexuarat