Pas Gramshit, arrestohen 4 çekë edhe në Poliçan, po filmonin në uzinën e fishekëve! Hynë duke shqyer derën në tunelin që mbante makineri për kundraajrorin

Aktualitet

Publikuar: 21/08/2022

Pas Gramshit, arrestohen 4 çekë edhe në Poliçan, po filmonin në uzinën e fishekëve! Hynë duke shqyer derën në tunelin që mbante makineri për kundraajrorin

Pas sulmit ndaj dy ushtarëve shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në alert për sa u përket vëzhgimit të bazave ushtarake në vend. Mesditën e sotme 4 shtetas nga Çekia të moshës 40-45 vjeç, të cilët po filmonin fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan janë arrestuar nga policia. Polica ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja dhe ka njoftuar policinë e rendit, pasi është kontatuar se kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin.

Burime bëjnë me dije se 4 të huajt (2 burra dhe 2 bashkëjtueset e tyre) kanë hyrë, duke shqyer derën, në tunelin që mbante makineri që kanë prodhuar pjesë për kundraajror.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes, thotë se shtetasit e huaj janë konstatuar mëngjesit të sotëm tek një nga tunelet në Uzinën  e Poliçanit. Pas konstatimit të shtetasve çek, policia ushtarake, ka izoluar hyrjet e tuneleve të cilat janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe ka arrestuar 4 shtetasit çekë. Ato janë kapur në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit.