Një zyrtar i lartë i Kremlinit po përpiqet të komunikojë fshehurazi me Perëndimin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.
Anëtari sekret i elitës së Vladimir Putinit thuhet se ka zbuluar se Kremlini është në panik dhe i dëshpëruar që lufta e përgjakshme të përfundojë. Pretendimet befasuese për këtë lëvizje u bënë të ditura nga një raport i agjencisë perëndimore të inteligjencës.
Zyrtarët thuhet se kanë biseduar me CIA-n apo diplomatë perëndimorë, pas shpinës së Putinit. Daily Mirror kupton se raporti po merret seriozisht nga agjencitë e inteligjencës.
“Një përfaqësues i rrethit të brendshëm të Putinit i dërgoi një sinjal Perëndimit duke i shprehur dëshirën për të negociuar. Elita e Kremlinit është panik,” thuhet në raport.
“Nëse dikush i afërt me Putinin ka bërë diçka të tillë, nuk do të ishte befasi.”