Zbardhet vrasja në Sarandë, sherri për parkimin i mori jetën kamerierit

Aktualitet

Publikuar: 17/08/2022

Zbardhet vrasja në Sarandë, sherri për parkimin i mori jetën kamerierit

Vrasja e 41-vjeçarit Klodian Bakia mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për vendin e parkimit.

Viktima, banues në Tepelenë punonte si kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur kur 24-vjeçari nga Laçi, Xhanelo Tare ka parkuar automjetin e tij para lokali në fjalë.

24-vjeçari ka qëlluar 2 herë me thikë viktimën, një nga të cilat e ka prekur në zemër duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.