Sherr për parkimin në Sarandë, 41-vjeçari goditet me thikë në zemër, ndërron jetë në spital! Shpallet në kërkim autori

Aktualitet

Publikuar: 17/08/2022

Sherr për parkimin në Sarandë, 41-vjeçari goditet me thikë në zemër, ndërron jetë në spital! Shpallet në kërkim autori

SARANDË- Një 41-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Sarandë, si pasojë e një sherri me thika. Viktimë ka mbetur Klodian Bakia, banues në Tepelenë.

Mësohet se Bakia është goditur me thikë në zemër dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Sarandës.

Shkak i sherrit dyshohet të jetë bërë një sherr për parkimin e makinave. Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Xhanelo Tarja, 24 vjeç.