Një person ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç ka humbur jetën ditën e sotme, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga një bordurë në shkallët e Kuzum Baba-së në Vlorë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa 40-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.