Çarçaf me gjak dhe xhamat e banesës të thyera, pamjet pas masakrës me 11 të vdekur në Malin e Zi

Rajon

Publikuar: 13/08/2022

Çarçaf me gjak dhe xhamat e banesës të thyera, pamjet pas masakrës me 11 të vdekur në Malin e Zi

Mali i Zi u trondit pasditen e djeshme nga një masakër në Cetinje me 11 të vrarë dhe 6 të plagosur. 34-vjeçari Vuk Boriloviç rrëmbeu armën e gjahut dhe shkoi ekzekutoi bashkëshorten dhe dy fëmijët e qiramarrësit dhe më pas vrau e plagosi edhe fqinjët e tjeri, deri në momentin kur u ekzekutua edhe vetë nga një qytetar.

Pas masakrës ka mbetur vetëm gjak, xhama të thyer dhe një heshtje “varri” që mbizotëron në të gjithë zonën. Në familjen ku u vra nëna bashkë me dy djemtë e saj të mitur, karroca dhe këpucët janë ende tek dera.

Në fotot e publikuara duken çarfçafët e mbuluar nga gjaku në oborrin e shtëpisë si dhe xhamat e thyera nga sulmi i tmerrshëm nga i cili humbën jetën dhe dy fëmijë të mitur.

Mali i Zi ka shpallur tre ditë zie pas kësaj tragjedie që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e vendit të tyre.