Dy persona sulmojnë policin në derë të shtëpisë në Dibër, efektivi kundërpërgjigjet me armë

Aktualitet

Publikuar: 11/08/2022

Dy persona sulmojnë policin në derë të shtëpisë në Dibër, efektivi kundërpërgjigjet me armë
Dibër – Një efektiv policie është sulmuar nga dy persona në Peshkopi. Mësohet se rreth orës 13:35 në lagjen Kamen, dy persona D.S dhe S.S janë përfshirë në një konflikt me efektivin e policisë M.K.

Policia raporton se dy persona e kanë qëlluar me sende të forta duke i shkaktuar dëme efektivit i cili mësohet se ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.