I motivuar nga mosmarrëveshjet e tyre financiare, një 50-vjeçar nga Messina dyshohet se ka sulmuar ish-bashkëshorten dhe i ka hedhur lëng kaustik (acid) 49-vjeçares, e cila rrezikon të humbasë syrin e djathtë.
Të dy ishin ndarë për gjashtë vitet e fundit edhe pse kishin katër fëmijë së bashku, ndërsa gruaja kishte dy fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme.
Menjëherë pas arrestimit, 50-vjeçari i tha policisë se mosmarrëveshjet financiare e motivuan atë ta sulmonte, duke tentuar në thelb ta vriste.
50-vjeçari që sulmoi me lëng kaustik ish-bashkëshorten e tij 49-vjeçare tentoi ta vizitonte në spital disa orë më vonë.
Policia e gjeti në spital dhe e futi brenda. Ai fillimisht e mohoi aktin e tij , por më pas ai ka pranuar nën peshën e provave dhe më pas është arrestuar.