Pjesëmarrje e zbehtë në protestën e paralajmëruar për rrëzimin e Qeverisë, Altin Goxhaj: Kërkojmë të mbahet përgjegjësi

Aktualitet

Publikuar: 08/08/2022

Pjesëmarrje e zbehtë në protestën e paralajmëruar për rrëzimin e Qeverisë, Altin Goxhaj: Kërkojmë të mbahet përgjegjësi

Protesta për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë sot ishtë lajmëruar për në orën 19.30, por numri i qytetarëve të pranishëm në ambientet para Ministrisë së Brendshme është shumë i vogël.

Avokati Altin Goxhaj, që ishte një nga organizatoret e kësaj proteste tha se nëse deri dje pritej shkarkimi i ministrave përgjegjës, sot kërkohet shkarkimi i tyre.

“Sot kërkojmë shkarkim të gjithë zinxhirit drejtues. Kërkojmë siguri për jetën e fëmijëve. Është situatë ankthi i përditshëm. Duhet të mbahet përgjegjësi, ndryshe kjo do të thotë se rreziku do të vazhdojë”, tha Goxhaj.

Më 2 gusht, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Avdia, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë.

Ai ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.