Pas videos +18, Enca revoltohet me njerëzit që vetëm punojnë dhe nuk bëjnë pushime

Show Biz

Publikuar: 08/08/2022

Pas videos +18, Enca revoltohet me njerëzit që vetëm punojnë dhe nuk bëjnë pushime

Këngëtarja Enca Haxhia ka tërhequr sërish vëmendje në rrjetet sociale, po kësaj here jo me poza provokuese.

Këngëtarja ka publikuar dy statuse ku shprehet e revoltuar ndaj njerëzve që vetëm punojnë dhe nuk bëjnë pushime.

Në statusin e parë ajo “liston” edhe disa këshilla për ndjekësit e saj.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do jesh kurrë kaq i/e re sa sot ndaj:

-Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe

-Lëre telefonin

-Jeto të tashmen

-Kujdesu për shëndetin tënd mendor dhe shpirtëror

Varja lekëve, varja punës, varja njerëzve”- shkruan Enca.

Më tej në një status tjetër këngëtarja shton: “Nuk kam respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Veçanërish nëse ke po bën para. Kjo do të thotë që je skllav i punës tënde, skllav i parave. Ti e Meriton atë kohë pushim. Mos e humbisni rininë tuaj duke qenë kaq të pangopur.”

Kujtojmë se pak javë më parë Enca bëri bujë të madhe në rrjet. Një video ku ajo dukej topless dhe duart e një burri që i shtrëngonin gjoksin, u shpërnda me shpejtësi në internet.