Një sherr mes një pronari restoranti dhe disa klientëve është regjistruar së fundmi në Sarandë. Pamjet e mëposhtme janë vërtet shqetësuese dhe tregojnë edhe njëherë se sezoni turistik në Shqipëri këtë vit është për të vënë duart në kokë.
Pas vdekjes së Jonadës, Edi Rama, kryeministrii vendit që nuk ka shkarkuar ende Ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Turizmit, tha se ky sezon ishte më i organizuari dhe më i rregullt, por që nga ajo ditë, jugu ka shënuar dhjetra ngjarje skandaloze.
Të bësh propagandë edhe kur faktet flasin ndryshe, jo vetëm që është e turpshme, por është një tallje e madhe me gjithë qytetarët shqiptarë.