Disa ditë më parë, Prapaskena pasqyroi denoncimin e një shqiptari nga Maqedonia, i cili ishte çuditur kur i kishte shkuar fatura në restorantin Tre Ishujt në Ksamil, ku kishte darkuar pasditen e 26 korrikut 2022. Një peshk rreth 250-300 gr, në faturë ishte shënuar 75 mijë lekë.
Prapaskena zbuloi se bëhet fjalë për restorantin Tre Ishujt në Ksamil, me pronar Venetik Mollanji, i njohur si Tiku Tre Ishujt Kasamil.
Pas këtij publikimi, Tiku i Ksamilit ka reaguar i indinjuar dhe i revoltuar, duke paralajmëruar se do të hapë edhe një proces gjyqësor për çështjen e peshkut të egër.
Tiku i Tre Ishujve në Ksamil nxori edhe menunë e lokalit të tij. Sipas menusë, ca aragosta kushtojnë 150 mijë lekë, ndërsa një tavë peshku kishton 90 mijë lekë.
Pra, për të ngrënë një drekë tek Tiku i Ksmalimit, një familjes e zakonshme, duhet të marrë overdraft. Ndaj shqiptarët ia kanë mbathur drejt Turqisë dhe Greqisë për pushime.