Pas 9 ditë kërkimesh, është gjendur gruaja e zhdukur në Durrës, 30 vjeçarja Ersida Dyrmishi. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një histori dashurie apo rrëmbim.
Ersida Dyrmishi u denoncuar në polici nga bashkëshorti i saj se ishte larguar nga banesa dhe num ishte kthyer më.
Pasi është gjetur nga policia, 30-vjeçarja ka deklaruar në polici se është mbajtur me forcë pa dëshirën e saj, në një banesë, në zonën e ish-kënetës në Durrës nga Marjus Musaku.
Ajo ka deklaruar në polici, në prani dhe të bashkëshortit të saj, se është detyruar për të bashkëjetuar nga Marjus Musaku, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.
Por një histori intriguese mund të qëndrojë pas saj.
Ersida ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
32-vjeçari Marjus Musakun ka deklaruar para efektivëve të policisë e tij se ajo kishte shkuar me dëshirën e saj, dhe se më herët kanë pasur një histori dashurie.
Marjus Musaku ka mohur rrëmbimin dhe përdhunimin e pretenduar nga Ersida.
Megjithatë 32-vjeçari Marjus Musaku, banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, ndërsa ishte i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Në vitin 2018, Marjus Musaku, mori peng ish gruan e tij për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të 27-vjeçares u arrestua. Gjithçka ndodhi pas konflikteve që solli edhe divorcin.