Arjan Tase vrau një fëmijë 7-vjeç, Policia e Shtetit fshin në Facebook komentet e qytetarëve të irrituar

Aktualitet

Publikuar: 02/08/2022

Arjan Tase vrau një fëmijë 7-vjeç, Policia e Shtetit fshin në Facebook komentet e qytetarëve të irrituar

Arjan Tase, shefi i Seksioni të Policimit në Komunitet në Elbasan ka përplasjr për vdekje një fëmijë 7-vjeç në plazhin e Potamit ditën e sotme. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë vendin pasi ndodh në kulmin e sezonit turistik por edhe pas paralajmërimeve të shumta për rrezikun që moto-mjetet e ujit kanë në vendin tonë.

Faqja zyrtare e Policisë së Shtetit në Facebook duket e bezdisur nga këto komente pasi i ka fshirë pothuajse të gjitha. Në postimin ku lajmërohet përjashtimi i Tases nga radhët e policisë numërohen 120 komente, por kur hap seksionin e komenteve shfaqen vetëm disa prej tyre.

Mesa duket Policia e cila duhet të kishte marrë masa më parë, nuk po i përballon dot komentet dhe indinjatën e madhe që qytetarët kanë ndaj kësaj ngjarje pasi kanë vendosur t’i fshehin dhe fshinë komentet e tyre.