Pas sherrit banal, të shtëna me armë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë

Aktualitet

Publikuar: 24/07/2022

Pas sherrit banal, të shtëna me armë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në afërsi të vilave qeveritare.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak është bërë një konflikt banal. Një person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, pas sherrit për parkimin e makinës. Forca të shumta policore kanë mbërritur, ndërkohë qe autori është larguar më shpejtësi. Policia sqaron se ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është identifikuar.