Sulmi kibernetik, Rama: AKSHI në luftë natë e ditë, 2 shtete të dyshuara, por nuk kemi ende prova

Aktualitet

Publikuar: 21/07/2022

Sulmi kibernetik, Rama: AKSHI në luftë natë e ditë, 2 shtete të dyshuara, por nuk kemi ende prova

Kryeministri Rama në një prononcim për mediet ka folur për sulmin kibernetik nën të cilin ndodhet Shqipëria prej disa ditësh.

Rama: Kemi punuar, ose më saktë skuadra e AKSHI-t ka punuar natë dhe ditë dhe do të kemi një konferencë të posaçme për shtyp kur gjithçka të ketë përfunduar.

Ajo që dua të nënvizoj është se së pari sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hackera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë të mëdha dhe të fuqishme për të vendosur gjoba të majme.

Ky është një agresion i organizaur nga një shtet. Nuk kemi ende provat për të përcaktuar 1 prej 2 shteteve të dyshuara. Kjo është pjesa delikate e investigimit.