Policia dhe Arditi kontroll tek magazinat e Trifon Muratajt pasi u boshatisën arkat me kokainë. Kompania Zico e Bana King ende nuk është sekuestruar

Aktualitet

Publikuar: 21/07/2022

Policia dhe Arditi kontroll tek magazinat e Trifon Muratajt pasi u boshatisën arkat me kokainë. Kompania Zico e Bana King ende nuk është sekuestruar

Pas dyshimeve të forta se në kontinjerin e “Bana King” mungonin 49 arka të mbushura me kokainë, policia e Durrësit ka ushtruar një kontroll në magazinat e kompanisë së bananeve “Zico”, që ndodhen në fshatit Vaqar të Tiranës.

Tek magazinat e bosit të drogës Trifon Muratajt mësohet se ka hyrë për ‘kontroll’ edhe Arditi, pasi Trifoni ka boshatisur 49 arkat me kokainë.

Arditi paguhet nga bosi i drogës për të reklamuar Bana King si maskë e trafikut të kokainës. Tashmë Arditi do të dalë të thotë se e ka parë me sytë e tij se nuk ka pasur kokainë, por vetëm banane.

Gazetari Elton Qyno raporton se kontrolli është kryer ditën e djeshme dhe katër ditë pasi policia portuale, kishte konstatuar mungesën e plumbçeve në kontinjer dhe mungesën e 49 arkave me kokainë.

Me urdhërin e prokurorit në dorë, oficerë të policisë Durrës, gjatë ditës së djeshme kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në ambjentet e biznesit të Trifon Murataj, duke mos mundur të gjejnë asnjë send të paligjshëm.

Kontrolli ka zgjatur disa orë, duke u verrifikuar çdo kuti me banane dhe çdo ambjent ku mendohej se mund të fshihej droga. Në çdo vend të kontrolluar, nuk është mundur të gjendet sasia e kokainës, ndaj oficerët janë larguar “duar bosh”.

Veprimet e policisë të antidrogës në Durrës, janë në kuadër të verifikimeve për një trafikim të mundshëm të kokainës nga Ekuadori në drejtim të Sqipërisë.

Kjo pasi në muajin dhjetor 2021 kompanisë “Zico”, ju kapën plot 119 kg kokainë, e cila ishte arritur të nxirej me kontinjer nga porti i Durrësit në drejtim të magazinave të firmës në Vaqar.
Për këtë ngjarje janë tre persona, dy shoferë të kamionit dhe administratori i kompanisë “Zico”, Marson Murataj.

Ndërsa për rastin e dytë, prokuroria e Durrësit, ende nuk ka rregjistruar një çështje penale për “Trafikim të Narkotikëve”, ndaj personave të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Kjo pasi sipas burimeve, në kontinjer nuk është gjendur asnjë sasi droge dhe për këtë fakt, s’mund të hapet një hetim kur nuk gjëndet malli i paligjshëm.

Hetimet kanë nisur për tre akuza siç është “Shpërdorimi i detyrës”, “Kontrabandimi i Mallrave” dhe “Prishja e vulave të sigurisë”.
Verifikimet për këtë rast, ku dyshohet se është implikuar kompania “Zico” dhe drejtuesit e saj, janë në vend numëro, ndërsa policia është mjaftuar vetëm me kryerjen e veprimeve hetimore në portin e Durrësit dhe së fundmi me një kontroll rutinë në ambjentet e magazinës së firmës.

Kontejneri, i përket pikërisht kompanisë “Zico”, dhe ka mbërritur në portin e Durrësit, në datën 8 Korrik 2022.

Por pas dyshimeve se në arkat e munguara ndodhej drogë, policia ka kontrolluar të gjithë kontejnerin dhe nuk ka mundur të gjejë asnjë kilogram drogë. Të gjitha arkat me banane ku ndodhej kokaina, janë hequr dhe policia nuk ka mundur të gjejë asnjë pako.

Lidhur me këtë rast të mundshëm të trafikimit të kokainës, policia e Durrësit, ka arrestuar një shofer të kompanisë “Zico”, shtetasin Nazmi Algjata dhe agjentin e shitjeve të kësaj kompanie, shtetasin Altin Muhametaj, të cilët akuzohen për “Prishjen e Vulave të Sigurisë” dhe “Kontrabandim të mallrave”.