Ilir Meta nxjerrë bilushin për herë të fundit, sulmon gazetarit Elton Qyno, e akuzon si tradhtar pasi i zbuloi spiunin rus në Presidencë

Kryesore

Publikuar: 19/07/2022

Ilir Meta nxjerrë bilushin për herë të fundit, sulmon gazetarit Elton Qyno, e akuzon si tradhtar pasi i zbuloi spiunin rus në Presidencë

Presidenti Ilir Meta me tre dosje në SPAK, i ka nxjerrë sot ‘bilushin’ e tij për herë të fundit, duke sulmuar gazetarin Elton Qyno, i cili zbuloi disa ditë më parë një spiun të shërbimve jo partnere në Presidencë.

‘Bilushi i Metës’ është njëfarë Tedi Blushi, një ish gazetar i Fanes, i rekrutuar në oborrin e LSI-së, ku Meta e përdor si zagar ndaj gazetarëve që investigojnë aferat e çiftit Meta-Kryemadhi.

Gazetari Elton Qyno publikoi që me 1 korrik për agjentin ‘Çelësi’, pjesë agjentëve rusë në Shqipëri.
‘Çelësi’, sipas Qynon, ishte pjesë e stafit të Presidencës.

Rreth 20 ditë më pas, Meta është kujtuar, duke nxjerrë bilushin e tij nga brekët e Presidencës. Tre ditë para largimit nga Presidenca, Meta e shpalli gazetarin Elton Qyno tradhtar.

Nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e një “fake news” që prej disa javësh riqarkullohet në media, për gjoja nënkuptimin e përfshirjes së një nëpunësi të Institucionit të Presidentit të Republikës në veprimtari të paligjshme, gjoja sipas një raporti të SHISH, që është veçse një material promovues propagandistik për aktivitetin e tij, ku nuk përmendet kurrkund Presidenca dhe që ngjason me Revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”.
Sqarojmë opinionin publik se përpjekja e gazetarit E.Q për të ngritur një tymnajë mbi Institucionin e Presidentit të Republikës dhe vijimi i konsumimit të pretendimeve të ngjashme nga portalet më karagjoze në vend dhe më në mbrojtje të aferës së inceneratorëve, dëshmojnë për një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe një tendencë bajate dashakeqe për disa klikime më shumë.
Të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët dhe tradhëtarët e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar!”, shkruan bilushi i Metës.