Çfarë po ndodh me rrjetin e famshëm? Shefi i sigurisë në TikTok jep dorëheqje

Show Biz

Publikuar: 18/07/2022

Çfarë po ndodh me rrjetin e famshëm? Shefi i sigurisë në TikTok jep dorëheqje

Shefi i sigurisë globale i TikTok, Roland Cloutier, i cili mbikëqyr sigurinë kibernetike, do të largohet nga roli i tij, por do të qëndrojë në kompani, sipas një memo në faqen e TikTok.

“Me njoftimin tonë të fundit në lidhje me ndryshimet e menaxhimit të të dhënave në SHBA, është koha që unë të kaloj nga roli im si Kryeshefi i Sigurisë Globale në një rol këshillues strategjik duke u fokusuar në ndikimin e biznesit të programeve të sigurisë dhe besimit, duke punuar drejtpërdrejt me (CEO) Shou. , (VP i ByteDance i Teknologjisë) Dingkun dhe drejtues të tjerë të lartë,” shkroi Cloutier në memo.

Sidoqoftë, TikTok ka riorganizuar ekipin e tij global të sigurisë. Roland Cloutier i cili i ishte bashkuar kompanisë që nga viti 2020, me 2 shtator do të largohet zyrtarisht nga detyra e tij.

Gjatë muajit qershor, TikTok bëri me dije se ka filluar që të dhënat e amerikanëve t’i dërgoi në serverët e Oracle për të shuar frikën se shteti kinez, ku edhe ka bazën ByteDance, kompania mëmë e TikTok, ka qasje të pakufizuar në këto të dhëna.

Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew dhe zëvendës drejtori për teknologji i ByteDance Dingkun Hong tha se ndryshimi vije si një mënyrë për të “pakësuar shqetësimet në lidhje me sigurinë e të dhënave të përdoruesve amerikan”.