Veliaj ironizoi vdekjen e tij, Myftaraj: Ka bërë ndërhyrje në b…, është djali i Ahmadinexhadit

Kryesore

Publikuar: 15/07/2022

Veliaj ironizoi vdekjen e tij, Myftaraj: Ka bërë ndërhyrje në b…, është djali i Ahmadinexhadit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi disa ditë më parë vdekjen e mistershme të analistit dhe gazetarit Kastriot Myftaraj, për të cilin pretendohet se është vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e banesës së tij në Tiranë.

“Ke gjetur bashkinë e gabuar, tek kjo e gobave, hidhu dhe nga ballkoni po të duash, siç po ndodhin këta, kjo gazetaria e lajmeve të rreme“, tha Veliaj.

Kjo deklaratë u lexua si shenjë tallje dhe gëzimi të Veliajt për vdekjen e analistit që nuk njihte limite.

Që Veliaj paguan gjoba, kjo nuk diskutohet.

Një gjobë marramendëse Veliaj vijon t’i paguajë prej vitesh me paratë dhe pasurinë publike, Sandër nongratës. Është një histori shantazhi, korrupsioni dhe pastrimi parash, për të cilën do të flasim në vijim me fakte.

Por çfarë ka deklaruar Kastriot Myftaraj për Veliajn ndër vite, që ka prodhuar mllef tek Veliaj?

Myftaraj ka pretenduar se Veliaj ka bërë ndërhyrje në prapanicë. Normalisht ky është thjeshtë një pretendim, pasi nuk ka prova.

Veliaj me paratë e qytetarëve ka bërë një operacion luksi për shijet e tij seksuale. Janë disa njerëz që kanë prirje homoseksuale pasive. Mjekësia ka ecur para, është zhvilluar dhe bën ndërhyrje mjekësore. Bëhen ndërhyrje dhe operacioni të kushtueshme që duan të arrijnë kënaqësinë që arrin femra nga vagina“.

Myftaraj ka pretenduar se Veliaj është i biri i ish presidentit të Iranit, Ahmadinexhad.

“Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad. Në website të opozitës iraniane jashtë vendit, është dhënë lajmi se Presidenti Ahmadinejad, i cili e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik në Iran, ka në Shqipëri një fëmijë ilegal që është bërë një figurë e shquar politike në Shqipëri”.