Nënë e 7 fëmijëve, kandidate për deputete dhe mashtruese: Pse u shpall në kërkim përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë

Aktualitet

Publikuar: 14/07/2022

Nënë e 7 fëmijëve, kandidate për deputete dhe mashtruese: Pse u shpall në kërkim përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë

Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, Ajlin Alfredaj është shpallur në kërkim nga policia.

Ajo akuzohet se në vend të respektonte ligjin, ka bërë “çfarë ka dashur” me pronat e qytetarëve të thjeshtë tropojan.

Alfredaj akuzohet se ua ka marrë atyre dhe ua ka kaluar në personave të paligjshëm dhe kjo histori ka vijuar prej muajsh.

E gjitha është zbuluar pas denoncimeve të shumta që kanë ardhur kundër saj nga nëntori i vitit 2021 deri në muajin qershor të këtij viti.

Alfredaj është një emër i njohur për tropojanët, por edhe për opinionin publik. Kjo sepse Alfredaj ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e PS.

Ajo bëri bujë për historinë e saj, si një nënë e re me 7 fëmijë, e cila nuk e ndalte punën pavarësisht angazhimeve në familje.