Shullazi dërgohet nga spitali i burgut në izolimin 41 bis, akuzohet edhe për 2 vrasje

Kronike

Publikuar: 13/07/2022

Shullazi dërgohet nga spitali i burgut në izolimin 41 bis, akuzohet edhe për 2 vrasje

Emiliano Shullazi është transferuar nga spitali i burgut ku pak ditë më parë kreu një ndërhyrje kirurgjikale, në qelitë e 41 bis, aty ku po kryen dhe dënimin e tij.

Lëvizja është kryer rreth orës 17:25 të së mërkurës në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, RENEA dhe Policisë së Shtetit. Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.

Shullazi ndodhej në spital që prej 18 marsit.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë urdhëroi rigjykimin e tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit me një trupë tjetër gjykuese për vijimin e qëndrimit të tij në regjimin 41 bis.

Shullazi është i dënuar me 14 vite burg për gjobvënie dhe grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që akuzohet nga SPAK dhe për përfshirjen në dy vrasje në vitin 2004-2005, atë të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Tashmë do të nisë beteja gjyqësore nëse Shullazi e meriton apo jo të qëndrojë në izolim brenda burgut. Gjykatat e larta e janë shprehur se Shullazi i plotëson kushtet për t’u izoluar, por janë shkelur procedurat.