Emiljano Shullazi, i dënuar me 14 vite burg për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”, duket se po ndjek një strategji për të shpëtuar nga izolimi 41 bis.
Që nga izolimi, Shullazi po kalon më shumë kohë në spitalin e burgut se sa në qeli, ku i ndalohen kontatet me botën e jashtme.
Herë pas here Shullazi shtrohet në Spitalin e Burgut, për shqetësime të ndryshme, duke shmangur 41 bis.
Së fundmi, u raportua një lajm sipas të cilit Shullazi është operuar në të dy krahët. Lami vjen në një kohë kur gjykata i ka rrëzuar kërkesën Shullazit për ta nxjerrë nga izolimi 41 bis.
Ndërkaq, Gjykata e Lartë ka rikthyer për shqyrtim ankimin e Emiljano Shullazit, i cili kërkon që të dalë nga regjimi i izolimit 41 bis.
Tashmë gjykata do ta shqyrtojë edhe një herë kërkesën. Siç duket, operacioni i pretenduar në të dy krahët, do të përdoret për të shpëtuar nga 41 bis.
SPAK duhet të hetojë këto lëvizje nëse janë reale apo manovra për t’i shpëtuar veprimit ligjor.
Prej 1 gushtit të vitit të kaluar, banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit.
Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, erdhi pas miratimit të legjislacionit shtrëngues dhe pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit ’41-bis’.
Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij, nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg.
Emiljano Shullazit vijon ndërkohë të jetë në hetim nga SPAK për dy vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shkurt 2005 në Tiranë.
Pozitat e Shullazit u rënduan pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi. Ndërkohë, SPAK ka parandaluar zbatimin e një plani për eliminimin fizik në Burgun e Drenovës të të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili me rrëfimet e tij tronditëse ka zbardhur disa krime të vjetra, duke veshur me përgjegjësi penale përfaqësues të krimit të organizuar në Shqipëri.
Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, bashkë me Ervis Kosovën, kishin tentuar të korruptonin familjarët e Reçit, me qëllim për të ndryshuar dëshminë për disa vrasje të bujshme.
Ata janë paraqitur si të dërguar nga Shullazi, ndërsa i kanë ofruar Reçit 260 mijë euro për ndryshimin e dëshmisë.
Më pas ata e kanë kërcënuar dhe tentuar ta eliminonin Reçin, me anë të helmimit në burg.
Gjykata Kushtetuese
Izolimi i Emiliano Shullazit në regjimin ’41 Bis’ është i vlefshëm dhe qëndron, por procesi i zhvilluar ndaj tij në Apelin e GJKKO i janë shkelur të drejtat themelore Kushtetuese. Ky ishte arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankimin e Shullazit për vendimin për qëndrimin e tij në qelitë e izolimit.