Masakra në Srebrenicës, Balla: 11 korriku të shpallet dita e përkujtimit të gjenocidit

Aktualitet

Publikuar: 07/07/2022

Masakra në Srebrenicës, Balla: 11 korriku të shpallet dita e përkujtimit të gjenocidit

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh se projektrezoluta e Srebrenicës duhet të trajtohet me rëndësi.

Balla theksoi se masakra në Srebrenicë është njohur dhe pranuar si gjenocid. Më tej shtoi se sot se miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë i bën nder Kuvendit.

Kuvendi konfirmon qëndrimin Shqipërisë de mohimi i gjenocidit përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe nxit fenomenin e pandëshkueshmërinë e krimeve të luftës dhe shkel dinjitetin e të masakruarve në Srebrenicë. Shpreh dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat e shkaktuar gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Besoj të gjithë kolegët e kanë rezolutën dhe ky është një rast ku folklorizmat bajate duhet t’i lëmë menjëna”, tha ai.