Rritja e infektimeve me Covid, Komiteti i Ekspertëve: Emergjente bërja e dozës së tretë dhe të katërt të vaksinës

Aktualitet

Publikuar: 06/07/2022

Rritja e infektimeve me Covid, Komiteti i Ekspertëve: Emergjente bërja e dozës së tretë dhe të katërt të vaksinës

Është mbledhur ditën e sotme Komiteti i Ekspertëve lidhur me situatën e Covid-19 në ditët e fundit ku ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja.

Tomini: Prej dy javësh ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive. Ky trend po pasqyrohet me rritjen e përqindjes së pozitivitetit dhe të shtrimit të pacientëve. Ka pësuar rritje nga gatit 4-5 muajt pararendëse. Për sa i përket bashkive në 90% kemi raste aktive dhe aktualisht popullata shqiptarë duhet të vaksinohet me dozë të 3 dhe të 4. COVID ka treguar se nuk ka një sezonalitet dhe është i pranishëm gjatë të gjitha muajve të vitit.

Rakacaolli: Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatave epidemiologjike në vend. Pas një periudhe të stabilizuar të përhapjes së infeksionit, prej disa javësh ka filluar një rritje të të infektuarve, por edhe të sëmurëve dhe humbjeve të jetës. Trendi i rritjes është vënë re edhe javën e kaluar, ku numri i infektimeve është shtuar ndjeshëm, ku ka pasur dhe humbje të jetës. Kjo ka ndodhur nga qarkullimi i varianti Omicron.

Silva Bino: Pavarësisht numrit të varianteve, nga një studim, është vë në re qartësisht që impakti i vaksinimit është jashtëzakonisht i madh. Është emergjencë kryerja e dozës së tretë për të mbrojtur format e rënda të sëmundjes. Të gjithë ata që nuk kanë kryer dozën e parë duhet ta kuptojnë që bëhen një risk për personat e vaksinuar.