Drejtuesit e opozitës përgatiten për protestën e 7 korrikut

Aktualitet

Publikuar: 05/07/2022

Drejtuesit e opozitës përgatiten për protestën e 7 korrikut

Sali Berisha ka thirrur një protestë më 7 korrik, në të cilën thotë se do të rrëzojë Edi Ramën.

Në protestë kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe aleatët e PD, nga Monika Kryemadhi, tek Agron Duka, Dash Shehi, e deri tek Nard Ndoka.

Ky i fundit madje duket se ka nisur edhe përgatitjet serioze për protestën e 7 korrikut, duke marrë rreze dielli, në mënyrë që të qendrojë në shesh pa u shqetësuar shumë nga dielli.

Njëkohësisht është edhe duke u çlodhur, pse jo edhe duke parë ndonjë ëndërr të bukur për t’u bërë ministër, kur të vijë Doktori në pushtet.