“Me mua nuk flitet me gjuhën e bojkotit”/ Rama: Harta gjyqësore nuk ndryshon

Aktualitet

Publikuar: 01/07/2022

“Me mua nuk flitet me gjuhën e bojkotit”/ Rama: Harta gjyqësore nuk ndryshon

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën me gazetarët edhe mbi hartën e re gjyqësore. Rama tha se nuk do të ketë asnjë hap pas për hartën e re gjyqësore pavarësisht bojkotit të avokatëve që ka hyrë në javën e dytë të tij. Sipas kryeqeveritarit me qeverinë e tij nuk flitet me gjuhën e bojkotit.

“Harta e re gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka akoma individë që besojnë se me ne mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Në këtu jemi kush ka diçka për ta ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi të flasim, të dëgjojmë. Por, harta është ajo dhe nuk ndryshon.”, tha Rama.